Protestuesit izraelitë kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu kanë bllokuar autostradën kryesore Ayalon në qendër të Tel Avivit, ka raportuar Channel 12 i Izraelit.
Ata po kërkojnë që të arrihet një marrëveshje me Hamasin për t’i kthyer robërit izraelitë në shtëpi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Izraeli ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe të arsyeshme që do të garantojë një të ardhme më të mirë për Shtetin e Izraelit. Ne duhet të ndalojmë braktisjen,” citoi The Times of Israel të thoshte një protestues.
מפגינים נגד הממשלה חסמו את איילון דרום לתנועה ליד מחלף קק”ל@AnnaPines_ pic.twitter.com/W6KR2Dp7xF
— כאן חדשות (@kann_news) July 4, 2024