Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izrael, numri i rasteve me koronavirus rritet në 250

Izrael, numri i rasteve me koronavirus rritet në 250

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se numri i rasteve me koronavirusin e ri (Covid-19) në vend është rritur në 250, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se 5 prej të sëmurëve janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë shëruar 4 prej tyre.

Ndërkohë njoftohet se pas përcaktimit të Covid-19 edhe tek 48 persona numri gjithsej i personave të prekur në vend është rritur në 250.

Bëhet e ditur se në mesin e personave të prekur me Covid-19 ndodhen 19 punonjës të shëndetësisë dhe 5 ushtarë.

– Netanyahu rezultoi negativ

Në anën tjetër ka rezultuar negativ testimi i kryeministrit Benjamin Netanyahu i cili bëri testin e Covid-19 pavarësisht se tek ai nuk ishte vërejtur ndonjë simptomë. Krahas Netanyahut testin e Covid-19 e kanë bërë edhe personat e tjerë që ndodhen në rrethin e tij të afërt.

Qeveria e Tel Avivit, më parë për shkak të Covid-19 vendosi qëndrimin për 14 ditë në karantinë për shtetasit izraelitë dhe të huajt që vinin nga jashtë vendit.

Në kuadër të masave për Covid-19 në vend janë ndërprerë mësimet në të gjitha shkollat me përjashtim të çerdheve, ndërsa janë ndaluar aktivitetet publike dhe ato që tejkalojnë pjesëmarrjen me mbi 100 persona.

Gjithashtu duke filluar nga dje u vendos edhe mbyllja e shumë bizneseve, përveç marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.