Dy institute amerikane të sigurisë dhe mbrojtjes, Critical Threats Project dhe Institute for the Study of War (CTP-ISW), kanë publikuar një raport ku thuhet se Izraeli ka kryer pesë herë më shumë sulme ajrore ndaj objektivave në Iran sesa ka marrë nga ana e Iranit.
Sipas raportit, që nga fillimi i sulmit izraelit më 13 qershor, janë regjistruar 197 sulme ajrore të raportuara apo të konfirmuara nga Izraeli në territorin iranian, ndërkohë që Irani ka kryer vetëm 39 sulme me raketa balistike ose goditje të interceptuara në territorin izraelit.
CTP-ISW vë në dukje gjithashtu se ka një rënie të ndjeshme në intensitetin e sulmeve iraniane në ditët e fundit. Kjo, sipas tyre, lidhet me shkatërrimin e sistemeve të lëshimit të raketave dhe depozitave të armëve nga ana e Izraelit.
Këto të dhëna tregojnë një pabarazi të madhe në fuqinë goditëse mes dy vendeve dhe ngrenë shqetësime për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon. /mesazhi








