Izraeli kërcënoi sot se do të sulmojë drejtpërdrejt ambulancat në Liban nëse përdorimi i supozuar i tyre nga grupi libanez Hezbollah “për qëllime ushtarake” nuk ndalet, transmeton Anadolu.
“Hezbollahu po përdor gjerësisht ambulancat për qëllime ushtarake. Prandaj, ne paralajmërojmë edhe një herë se përdorimi ushtarak i objekteve mjekësore dhe ambulancave duhet të ndalet menjëherë”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee në kompaninë amerikane të mediave sociale X, duke kërcënuar me sulme.
Izraeli ka kryer ofensivë të zgjeruar në Libanin jugor që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollahu më 2 mars, pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi në nëntor 2024.
Më parë, një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Anadolu-t se SHBA-ja do të organizojnë bisedime të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit javën e ardhshme si pjesë e negociatave të vazhdueshme për armëpushim.




