Ushtria izraelite ka kryer gjatë natës sulme ajrore në periferi të qytetit Nabatieh, në jug të Libanit.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, pas sulmit të parë ajror, Izraeli ka ndërmarrë edhe një sulm me dron në të njëjtën zonë rreth pesë minuta më vonë.
Raportohet se sulmet janë shoqëruar edhe me të shtëna nga armë automatike në drejtim të Zawtar al-Sharqiyah, një komunë që ndodhet mbi lumin Litani. /mesazhi





