Izraeli kryen sulme ajrore në portin e Latakias në Siri

Pretendohet se Izraeli se ka kryer sulme ajrore në Latakia, portin perëndimor të Sirisë.

Agjencia e lajmeve e regjimit të Bashar Al-Assad “SANA” në Siri raportoi se Izraeli synoi portin e Latakias me një sulm ajror në orën 03:21 të mëngjesit me kohën lokale.

“Nuk pati viktima”, thuhet në raport, duke argumentuar se disa kontejnerë komercialë në port kishin marrë flakë.

Regjimi i Asadit ka pohuar se Izraeli ka kryer sulme në pjesë të ndryshme të Sirisë edhe më parë.

Sulmet e supozuara izraelite në Siri zakonisht ndodhin në mbrëmje ose gjatë natës.

Izraeli ka kryer herë pas here sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe vendndodhjeve ushtarake të regjimit në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011. /trt