Izraeli kryen sulme mbi pozicione të Hamasit në Gaza

Avionët izraelitë kanë kryer sulme mbi tre pozicione të krahut ushtarak të lëvizjes Hamas, Izzeddin el-Kassam në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet palestineze të sigurisë theksojnë se avionët izraelitë kanë kryer sulme ajrore në tre pika në verilindje të Gazës. Sipas informacioneve nuk ka viktima.

Ushtria izraelite ka njoftuar se dje si kundërpërgjigje ndaj raketës së shkrepur nga Gaza në Izrael, janë goditur pozicionet e Hamasit në veri të Gazës.

“Për aktet e sulmit nga Gaza përgjegjëse e konsiderojmë organizatën terroriste Hamas”, thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.

Policia izraelite njoftoi se një nga dy raketat për të cilat pretendohet se janë shkrepur nga Gaza, ka rënë në zonën e pabanueshme në Askalan dhe se nuk kishte viktima.