Ushtria izraelite pretendoi sot se ka vrarë Hajj Youssef Ismail Hashem, një komandant të grupit libanez Hezbollah, në një sulm në Bejrut një ditë më parë, transmeton Anadolu.
Hashem ishte komandant i “Frontit Jugor” të Hezbollahut, tha zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee në kompaninë amerikane të mediave sociale X.
Adraee pretendon se Hashem ishte i angazhuar në luftime me forcat izraelite në jug të Libanit dhe në lëshimin e raketave drejt Izraelit.
Nuk pati asnjë përgjigje nga Hezbollahu menjëherë.
Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe ofensivë tokësore në jug të Libanit që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollahu më 2 mars, pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi në nëntor 2024.
Hezbollahu ka qëlluar me breshëri raketash në Izrael që nga fillimi i marsit, duke thënë se sulmet janë në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban dhe vrasjes së ish-udhëheqësit suprem të Iranit Ali Khamenei në një sulm ajror të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.
Autoritetet libaneze thonë se të paktën 1.268 persona janë vrarë që atëherë ndërsa 3.750 janë plagosur në sulmet izraelite.



