Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli: Raketa të reja nga Irani drejt territorit izraelit

Izraeli: Raketa të reja nga Irani drejt territorit izraelit

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se një valë e re raketash është lëshuar nga Irani drejt territorit izraelit.

Në një deklaratë zyrtare, ushtria bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të kapur dhe neutralizuar raketat në hyrje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe të strehohen në zona të mbrojtura.

Sulme të tilla me raketa janë raportuar edhe ditët e fundit, ku disa valë goditjesh janë ndërmarrë nga Irani, ndërsa sistemet mbrojtëse izraelite kanë ndërhyrë për t’i interceptuar ato.

Situata mbetet e tensionuar, me shkëmbime të vazhdueshme sulmesh mes dy vendeve dhe rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. /mesazhi