Izraeli shkatërron me buldozerë shtëpitë palestineze (Video)

Tash e sa vite janë nën okupim të vazhdueshëm. Dhjetëra herë, shtëpitë e tyre janë rrënuar e rindërtuar sërish, por me sa duket saga e shkatërrimeve dhe rindërtimeve të shtëpive të palestinezëve nuk ka fund.

Ndërtimi i kolonive hebreje në territoret palestineze ka shkaktuar reagime dhe protesta në të gjitha anët e Palestinës, reagime këto që u shtypën dhunshëm nga autoritetet izralite, duke hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome në drejtim të turmave.

Janë buldozerët gjigant ata që po hedhin përtoke vendbanimet e qytetarëve të pambrojtur, ndërsa zëri i tyre has në vesh të shurdhër edhe përballë komunitetit ndërkombëtar. /MESAZHI/