Izraeli vrau 1.070 palestinezë në Rripin e Gazës në 10 ditët e fundit

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës është rritur me 1.070 në 10 ditët e fundit, duke arritur në 29.410, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen prej 139 ditësh.

Në sulmet e kryera nga Izraeli në 24 orët e fundit thuhet se 97 persona u vranë dhe 132 u plagosën.

Sipas kësaj, Izraeli vrau 1.070 palestinezë në Gaza në 10 ditët e fundit. Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 29.410 ndërsa numri i të plagosurve në 69.465.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.