Izraeli vret një fëmijë palestinez çdo 10 minuta

Sipas Defense for Children International – Palestine (DCIP) numri i vdekjeve të fëmijëve palestinezë në Gaza ka arritur në 3,457, që përbën mbi 40% të totalit të palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Kjo statistikë alarmante do të thotë se, mesatarisht, forcat izraelite kanë vrarë një fëmijë palestinez çdo dhjetë minuta gjatë tre javëve të fundit.

Numri total i të vdekurve tani ka tejkaluar masakrën tragjike të Srebrenicës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, duke nënvizuar nevojën urgjente që komuniteti ndërkombëtar të bëjë thirrje për një armëpushim dhe të mbrojë palestinezët në Gaza.

Për më tepër, më shumë se 1050 fëmijë palestinezë raportohen të zhdukur nën rrënoja, ndërsa forcat izraelite kryejnë fushata bombardimesh pa dallim për të eliminuar familjet palestineze. /mesazhi