BE-ja përshpejton ratifikimin e marrëveshjes klimatike

Ministrat e bllokut 28-anëtarësh të BE-së kanë rënë dakord për të përshpejtuar ratifikimin e marrëveshjes klimatike në Paris. Gjermania dhe Franca e kanë vërtetuar tashmë paktin, i cili bën thirrje për eliminimin e lëndëve djegëse fosile.

Përmes një cicërrime në Twitter, Ministrja franceze e mjedisit Segolene Royal shkroi “Fitore”, duke aluduar në marrëveshjen e sapoarritur. Ajo më pas ka shtuar se Evropa kishte “kapur momentin në përgjigje të urgjencës klimatike.”

Presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk u shpreh i lumtur për dritën jeshile të dhënë nga ministrat e BE-së.
28 shtetet e BE-së janë përgjegjëse për rreth 12 për qind të emetimeve globale. /MESAZHI/