Jakov Millatoviq zgjidhet presidenti i ri i Malit të Zi

Kandidati i Lëvizjes “Evropa Tani”, Jakov Millatoviq, fitoi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, duke fituar 58,9 për qind të votave në raundin e dytë, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT), bazuar në 100 për qind të fletëvotimeve të përpunuara, 41,1 për qind e votuesve kanë votuar për presidentin aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale morën pjesë gjithsej 383 mijë votues, përkatësisht 70,7 për qind e elektoratit.

Të drejtë vote në këto zgjedhje në Mal të Zi kanë pasur 542.154 qytetarë.