Japoni, urdhërohet evakuimi i mbi 100 mijë njerëzve për shkak të reshjeve intensive – VIDEO

Më shumë se 100 mijë njerëzve u është kërkuar të evakuohen për shkak të reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë pjesët qendrore dhe verilindore të Japonisë

Më shumë se 100 mijë njerëzve u është kërkuar të evakuohen për shkak të reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë pjesët qendrore dhe verilindore të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Kyodo News”, Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka njoftuar se reshjet që kanë rënë në 24 orët e fundit janë 2.5 herë më të shumta se reshjet në përgjithësi në muajin gusht.

Në një deklaratë nga Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive, thuhet se është dhënë paralajmërim për evakuimin e 107 mijë njerëzve në qytetin Yamagata dhe në pesë qytete të tjera ku reshjet intensive janë efektive.

Në deklaratë bëhet e ditur se për shkak të shirave janë anuluar edhe disa udhëtime të trenave.

Në pamjet e publikuara vërehet se disa shtëpi dhe automjete në vendbanimet në qytetet Yamagata dhe Niigata ndodhen nën ujë.

Kryesekretari i kabinetit të Japonisë, Hirokazu Matsuno ka deklaruar se në përmbytje janë zhdukur 2 persona dhe se nuk është e mundur të jepet energji elektrike për 1.900 familje në qytetin Niigata. /aa