Jerusalemi Lindor – Qindra hebrenj fanatik bastisin Xhaminë Al-Aksa

Në qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor të pushtuar, qindra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa.

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Jerusalemit, që nga mëngjesi i hershëm, 561 kolonë fanatikë hebrenj kanë bastisur Xhaminë Al-Aksa.

Grupet hebreje nën mbrojtjen e policisë izraelite u panë duke u larguar nga Xhamia pasi u shëtitën në oborret e Kompleksit.

Pasi edhe policia izraelite u tërhoq Xhamia Al-Aksa u hap për adhurim për myslimanët që erdhën për namazin e drekës.

Policia izraelite bastisi Xhaminë Al-Aksa pas lutjeve të mëngjesit, duke nxjerrë jashtë palestinezët. Pasi policia mbylli portat e Aksasë për hyrjen e palestinezëve, kolonët fanatikë hebrenj hynë në grup në oborrin e Xhamisë.

Hebrenjtë fanatikë shtuan bastisjet e tyre në Kompleksin Al-Aksa gjatë Pashkës njëjavore, e cila filloi të premten (15 prill).

Grupet e kolonëve hebrenj shoqërohen nga policia izraelite në bastisjet në Aksa.

Palestinezët, të cilët po përpiqen t’i përgjigjen sulmeve, janë subjekt i ndërhyrjes nga forcat izraelite.

Forcat izraelite sulmuan Xhaminë Al-Aksa pas lutjeve të së premtes në mëngjes dhe u përgjigjën me bomba zhurmuese, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Policia izraelite bastisi sërish xhaminë të dielën në mëngjes, duke dëbuar me forcë palestinezët dhe duke mbyllur dyert e saj për palestinezët.

Policia izraelite goditi disa palestinezë gjatë një bastisjeje në xhami, pas së cilës grupet fanatike të kolonëve hebrenj bastisën oborrin e xhamisë nën mbrojtjen e policisë.

Ndërsa tensionet u rritën në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor, ushtria izraelite thuhet se ka rritur mbrojtjen e saj pranë kufirit kundër sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës i bllokuar.

Transmetuesi Publik izraelit (KAN) raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore që do të vendosen më tej në kufirin e Gazës janë pjesë e baterive të Kupolës së Hekurt.

Sistemet e mbrojtjes u vendosën 100 kilometra larg Rripit të Gazës. /trt