Johnson nxit Perëndimin të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka nxitur liderët perëndimorë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë.

Qeveria aktuale në Londër tha se nuk është praktike të ofrohen avionë të sofistikuar të përdorur nga RAF, si “Typhoons” dhe “F-35”, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë F-16.

Por Johnson, i cili ishte në Uashington për bisedime me politikanë të lartë për të forcuar mbështetjen për Ukrainën, tha se Kievit duhet t’i jepen të gjitha pajisjet ushtarake që i nevojiten.

“Kurseni kohë, kurseni para të shpëtoni jetë. Jepuni ukrainasve atë që u nevojitet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Johnson për “Fox News”.

“Ai ndoshta nuk i ndalon as ukrainasit nëse do ta bënte këtë – dhe ne do ta vendosnim ekonominë e tij në një paralizë të tillë kriogjenike, sa Rusia nuk do të dilte prej saj për dekada – kështu që ai nuk do ta bëjë këtë,” tha Johnson.

Johnson hodhi poshtë idenë se presidenti rus, Vladimir Putin mund të ishte i përgatitur për ta kthyer luftën në një konflikt bërthamor.

“Ne mund ta fusim ekonominë e tij në një paralizë të tillë kriogjenike saqë Rusia nuk do të ishte në gjendje të dilte prej saj për dekada, kështu që ai nuk do ta bëjë këtë”, tha Johnson.

Qeveria e kryeministrit aktual britanik, Rishi Sunak tha se trajnimi i pilotëve ukrainas dhe ekuipazheve tokësore për “Typhoon” dhe “F-35”, jashtëzakonisht të sofistikuar, do të zgjaste shumë.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të hënën se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Kiev. /atsh