Juve ju ka habitur shumësia!

Hoxhë Halil Avdulli

Thuhet që sfida më e rëndësishme e njeriut në epokën moderne është përqendrimi, pavarësisht nga tema, ajo që ka rëndësi është sesi njeriu arrin të përqendrohet.
Ky mendim është afërsisht i saktë, pasi natyra e epokës në të cilën jetojmë dominohet nga shpërqendrimet dhe shpartallimi, dhe nëse problemi i kohëve të më hershme ishte mungesa, atëherë mundimi i epokës sonë është bollëku, bollëku i produkteve dhe mallrave, bollëku i aplikimeve, bollëku i markave, bollëku i mjeteve shpërqendruese që ngjallin tek njeriu dëshirën për të zotëruar dhe shijuar çdo gjë.
“Juve ju ka shpërqendruar shumësia” Kurani 102-2

Në të kaluarën njerëzit lexonin libra të tërë dhe shijonin përmbajtjen e pasur shkencor që përmbanin ato libra, ndërsa sot nuk kanë durim të plotësojnë një postim prej disa rreshtash dhe të kthehen në postimin tjetër, përkundrazi nuk kanë durim për të parë një video për më shumë se disa minuta.
Ka nga ata që kërkojnë të mbajnë hapin me këtë ndryshim, por ky ndryshim është një katastrofë që prek thelbin e njeriut, pasi fotot dhe videot e shkurtra nuk do të ndërtojnë një sistem shkencor dhe nuk do ta thellojnë ndërtimin e njeriut, nuk do t’i japin atij përvoja të pasura dhe rezultati do të jetë një person i sheshtë, konsumator që i mungon thellësia…
Prandaj, të bekuar në këtë kohë janë ata që nxjerrin aftësinë për t’u përqëndruar dhe izoluar nga mjetet e shpërqendrimit që i rrethojnë nga çdo anë. Përqendrohen në përfundimin e leximit të një libri të tërë që rrit njohuritë e tyre, përqendrohen në meditim dhe lexim të Kuranit pa kontrolluar celularin çdo dy minuta, duke u fokusuar në shikimin e dokumentarëve shkencorë interesantë që zgjerojnë horizontet e tyre, duke u fokusuar në punë, prodhim dhe rituale që të qetësojnë zemrën.
Prandaj kemi të drejtë kur i japim rëndësi namazit dhe përqëndrimin në të, në një kohë shumësie, pasi namazet me kohë janë stacione të përsëritura shpirtërore që e shpëtojnë një person nga bredhja dhe humbja dhe e kthejnë atë në boshtin e fokusit të brendshëm sa herë që tërheqin rrymat e shpërqendrimit larg nga thelbi i tij..

Nga: Halil Avdulli