Kanadaja ndryshoi fjalët e Himnit Kombëtar për një arsye mjaft të fortë!

Kanadaja ka ndryshuar fjalët e Himnit të saj Kombëtar, dhe arsyeja është barazia gjinore. Senati kanadez ka votuar pro këtij ndryshimi pasi vargjet e vjetra të himnit konsideroheshin si “paragjykuese. Kjo për shkak se në tekstin e tij përmendej fjala “burrat”, por jo edhe “gratë”

Që prej vitit 1980 kur ky himn u vendos, ishin bërë përpjekje për heqjen e kësaj fjale nga teksti, kjo për shkak se përfaqësonte vetëm gjininë mashkullore.

Sipas shtetasve kanadezë ky vendim mund të duket i thjeshtë, por ata janë shumë të lumtur për miratimin e tij. Kjo sepse tashmë ndihen më të përfaqsuar në himnin e tyre të ri kombëtar.