Katari dërgon 10 mijë shtëpi kontejnerësh në Turqi dhe Siri për të prekurit nga tërmeti

Katari do të dërgojë 10 mijë shtëpi me kontejnerë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, transmeton Anadolu.

“Si pjesë e përpjekjeve për ndihmë, Katari do të dërgojë 10 mijë shtëpi kontejnerësh në rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi dhe Siri”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Siç raporton agjencia zyrtare e Katarit QNA, Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani ka urdhëruar ngritjen e një “ure ajrore” drejt Turqisë.

Në lajmin, për të cilin u raportua se me transportin ajror do të shkojë një ekip nga Grupi Ndërkombëtar i Kërkim-Shpëtimit të Katarit, thuhet se ky ekip do të krijojë një spital fushor, do të dërgojë ndihma humanitare, materiale për të luftuar kushtet e dimrit dhe çadra.