Katër turistë vriten në Taxhikistan, në mesin e tyre dy amerikan

Dy turistë amerikanë dhe dy turistë të tjerë u vranë në Taxhikistan në atë që Ambasada e SHBA atje e përshkroi të hënën si një sulm “të pakuptimtë” që synonte një grup prej shtatë çiklistësh.

Lajmin e konfirmoi ministri i brendshëm i Taxhikistanit, Ramazon Rakhimzoda, gjatë një konference shtypi. Një nga viktimat e tjera ishte zviceran, sipas ministrisë së jashtme të vendit.

Në një deklaratë, Ambasada e SHBA në Dushanbe tha se një makinë me qytetarë taxhik goditi të dielën çiklistët e huaj në Danghara, në jug të kryeqytetit të ish-Bashkimit Sovjetik. Ngasësit e makinave u larguan nga vendi, raporton NBC.

“Ne dënojmë sulmin e pakuptimtë, u ofrojmë ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe urojmë të plagosurve një shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratë nga ministria e jashtme.

Organizata terroriste ISIS e mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate, ndonëse zyrtarët amerikanë nuk e kanë konfirmuar përfshirjen e grupit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se zyrtarët amerikanë po punonin me hetuesit lokalë.