Kërcënimi më i fundit i identifikuar nga Izraeli është flamuri palestinez

Nuk është bombë, armë apo raketë. Kërcënimi i fundit i identifikuar nga Izraeli është flamuri palestinez.

Javët e fundit, bujë kanë bërë reagimet e fuqishme të nacionalistëve lidhur me valëvitjen e flamurit kuq, bardh, gjelbër e zi në Izrael. Megjithatë, përleshjet mbi flamurin tregojnë një histori më të gjerë se sa shpresat për paqe janë zvogëluar dhe për një të pestën e palestinezëve me shtetësi izraelite.

Palestinezët qe një kohë të gjatë janë parë si kolona e pestë për shkak të solidaritetit të tyre me çështjen palestineze. Qytetarët palestinezë të Izraelit e shohin fushatën kundër flamurit si fyerje të radhës ndaj identitetit të tyre kombëtar dhe të drejtave të tyre si pakicë në shtetin me shumicë hebraike.

Qytetarët palestinezë të Izraelit përbëjnë 20% të popullsisë dhe ata kanë marrëdhënie të turbullt me ​​shtetin që nga krijimi i tij në vitin 1948, kur qindra mijëra palestinezë u larguan ose u detyruan të iknin në kohën e krijimit të shtetit izraelit.