Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë për anëtarësimin e Palestinës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë të premten nëse do të lejojë Palestinën të anëtarësohet plotësisht në organizatë, thanë burime anonime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Aleati i Izraelit, SHBA, pritet të bllokojë masën, pasi do të njihte në mënyrë efektive një shtet palestinez.

Këshilli prej 15 anëtarësh do të votojë në orën 15:00 me orën lokale, në orën 20:00 me kohën e Mbretërisë së Bashkuar të premten mbi një projekt-rezolutë që i rekomandon Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh që “shteti i Palestinës të pranohet në anëtarësimin e Kombeve të Bashkuara”, thanë diplomatët. .

Këshillit i duhen nëntë vota për ta miratuar atë – dhe më e rëndësishmja nuk ka veto nga asnjë prej anëtarëve të përhershëm. /abcnews