Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon përmbajtje për uljen e tensioneve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shprehur pikëllim për humbjen e civilëve si rezultat i dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe u kërkuan të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në OKB, Lana Zaki Nusseibeh, tha se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u takuan më 23 qershor në një seancë të mbyllur për të diskutuar dhunën në Bregun Perëndimor dhe theksuan nevojën për të respektuar të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe mbrojtjen e civilëe.

Nusseibeh njoftoi se ata theksuan detyrimet dhe angazhimet e autoriteteve izraelite dhe palestineze për të luftuar dhe dënuar terrorizmin në të gjitha format e tij.

“Ata më tej theksuan rëndësinë e mbajtjes përgjegjës të atyre që janë përgjegjës për akte të tilla dhune. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit inkurajuan hapa shtesë për të rivendosur një qetësi të qëndrueshme dhe për të ulur tensionet dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme që nxisin më tej tensionet”, tha ajo.

Anëtarët gjithashtu kërkuan përmbajtje për të ulur tensionet dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.