Kështu e pësoi ai që i mësoi qenit përshëndetjen naziste

Një person në Skoci i cili me qëllime shakaje ka mësuar qenin e të dashurës së tij të bëjë përshëndetje naziste, është akuzuar për krim të urrejtjes.

Mark Meechan (29) nga rajoni Lanarkshire i Skocisë do të gjykohet për transmetim antisemit pas regjistrimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të përshëndetjes naziste që ia ka mësuar qenit, ndjellje frike dhe shqetësimi dhe shpërndarje të materialit që nxit urrejtjen.

Meechan, i cili i ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk është antisemit apo racistë dhe se nuk urren asnjë njeri dhe se qëllimi i trajnimit të qenit për ta mësuar përshëndetjen naziste ka qenë që ta hidhërojë të dashurën e tij.

Qeni i llojit pug me emrin “Buddha” i cili ka marrë afër tre milionë shikime, ngre putrën e tij sikur të japë përshëndetjen naziste. Në pamjet e shpërndara po ashtu shihen edhe pjesë të një filmi në të cilin lideri nazist Adolf Hitler mban fjalim.

Meechan pritet të dalë në gjykatë vitin e ardhshëm.