Kështu po keqtrajtohen refugjatët në Francë

Vazhdojnë diskutimet për kushtet e vështira me të cilat ballafaqohen refugjatët në kampet në Francë, për keqtrajtimet dhe dhunën policore e cila tani është shndërruar në sistematike, si dhe mbi ndalesat për sjelljen e ndihmave.

Sipas informacioneve që ka siguruar gazetari i AA-së, refugjatët në Francë ballafaqohen me kushte të vështira jetësore ndërsa në të njëjtën kohë i nënshtrohen dhunës së policisë.

Në kampin “Xhungël” i cili ndodhet në veri të Francës shihet se refugjatët nuk kanë kushte të mjaftueshme për t’i përmbushur nevojat themelore të refugjatëve të cilët ndodhet në këtë kamp.

Pas vendimit të qeverisë për shpërndarjen e këtij kampi, një pjesë e refugjatëve të cilët u dërguan në qendra të ndryshme, u kthyen në kamp për shkak të kushteve të vështira dhe mungesës së kapaciteteve në ato vende.

Refugjatët në rajon po përpiqen të jetojnë në pyje pa kushtet themelore për jetesë, gjësendet për të fjetur, tualetit, banjos dhe ushqimit.

Dhuna e policisë kundër refugjatëve

Refugjatët në Francë në njërën anë ballafaqohen me kushte të vështira të jetës, në anën tjetër përballen me dhunën e policisë ndaj tyre.

Në raportin e formuar nga Organizata për të Drejtat e Njeriut Human Rights Watch (HRW), raport i përgatitur nga intervistat e zhvilluara me refugjatët të cilët ndodhen në Calais dhe në rrethinë, thuhet se policia franceze në mënyrë rutinore ka përdorur gaz lotjsellës ndaj refugjatëve derisa ata ishin në gjumë ose ishin të padëmshëm, pa bërë dallim të fëmijëve ose të rriturve.

Duke vënë në dukje se policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës edhe në ushqimet dhe pijet për ta lënë Calaisin, në raport theksohet se sjelljet e tilla të policisë janë jonjerëzore dhe në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare.

Ndalohen ndihmat për refugjatët

Përkundër kushteve të vështira dhe dhunës së policisë, janë ndërmarrë masa të ndryshme për parandalimin e krijimit të një kampi tjetër, ndërkaq zyrtarët kanë ndaluar ndihmat për refugjatët.

Sipas raportit të HRW-së, pas kthimit të refugjatëve në kampin në Calais, zyrtarët vendas kanë ndaluar që ata t’i përmbushin nevojat themelore të tyre si ushqimi dhe pija.

Në anën tjetër, organizatat e ndihmave kishin vendosur në këto kabina për dush, por forcat e sigurisë nuk lejuan që refugjatët t’i shfrytëzojnë ato si dhe që të bëhet shpërndarja e ushqimit dhe pijeve.

Ndalimet kundër refugjatëve në Paris

Pas shpërndarjes së kampit të refugjatëve “Xhungël” rreth 3 mijë refugjatë vendosën tenda përreth stacioneve të metros në rajone të ndryshme të Parisit, por policia në muajin tetor të vitit të kaluar i largoi ato. /aa/