Këto janë skuadrat që po i japin tronditjen e madhe futbollit me Superligën e Evropës

Një iniciativë e përbashkët e skuadrave më të mëdha të Evropës mund t’i jap një goditje të madhe futbollit evropian.

Skuadra më të mëdha të Evropës janë duke shqyrtuar mundësinë e krijimit të Superligës së Evropës, duke hequr kështu mundësinë e garimit në ligat vendore, e duke i dhënë një ‘goditje’ të rëndë Ligës së Kampionëve, që për vite ka mbledhur klubet elite të kontinentit të vjetër.

Gazeta gjermane ‘Der Spiegel’ ka zbuluar se ekipet e mëdha të Evropës si Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona, Manchester City, Chelsea, Juventus, Arsenal, Milan, Manchester United dhe PSG, kanë planifikuar të fillojnë organizimin e kësaj lige, përcjell ‘lajmi.net’.

Mysafirë në këtë ligë me top skuadrat evropiane, janë paraparë të jenë Interi, Marseille, Borussia Dortmundi dhe Roma, ndërsa kësaj liste mund t’i shtohen edhe dy klube nga vendet si Holanda, Rusia, Turqia dhe Portugalia.

Me themelimin e kësaj lige, pritet që këto ekipe të largohen nga ligat kombëtare fillimisht, e po ashtu edhe nga Liga e Kampionëve./Lajmi.net/