Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kinë, rritet në 637 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Kinë, rritet në 637 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ka arritur në 637 numri i personave të vdekur, ndërsa në 31.161 numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (2019-nCoV) në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë, përmes një deklarate njoftoi se nga epidemia 2019-nCoV kanë humbur jetën 637 persona prej të cilëve 636 në territorin e Kinës dhe 1 person në rajonin administrativ special Hong Kong.

Si pasojë është rritur në 31.161 numri i personave të diagnostikuar me virusin prej të cilëve 4.821 në gjendje të rëndë. Ndërkohë ka arritur në 26.359 numri i personave të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi dhe se nën mbikëqyrje janë vendosur 186.045 persona.

Përveç territorit të Kinës thuhet se 34 persona janë të prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të Kinës, prej të cilëve 24 në Hong Kong dhe 10 në Macau.

Gjithashtu për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në vend, kanë vdekur 73 persona, prej të cilëve 69 raste të vdekjeve janë shënuar në rajonin Hubei, i cili është epiqendra e koronavirusit, ku dhe janë konstatuar 3.143 raste të reja të infektimit nga koronavirusi i ri.