Kirurgu amerikan që la famijen për ti trajtuar viktimat siriane (Video)

I armatosur me një valixhe plot me pajisje mjekësore, kirurgu amerikan Hisham Bismar udhëton në Spitalin Al Amal në kufirin turko-sirian, gati për çdo ditë.
Ajo që sheh është horror, kaos dhe një rrjedhë e vazhdueshme e refugjatëve që kanë nevojë për kujdes mjekësor nga spitali i vetëm në Turqi me miratimin e qeverisë për të trajtuar viktimat e konfliktit sirian.
Mjekët vullnetarë të spitalit ndajnë histori tronditëse nga Siria e shkatërruar nga lufta: kolegët u detyruan të kryejnë operacione pa anestezi, avionë që hidhnin fuçi të mbushur me TNT (eksplozivë) dhe dhe dysheme të spitaleve të improvizuara e të përmbytura me gjak.
Bismar punon për të mjekuar trupat e civilëve dhe luftëtarëve të plagosur që arrijnë të gjejnë rrugën e tyre përtej kufirit në spital. Ai ka lënë pas familjen e tij në Shtetet e Bashkuara për t’u kujdesur për ata që nuk janë në gjendje të kërkojnë kujdes në atdheun e tyre të shkatërruar nga lufta. /MESAZHI/