Kisha Ortodokse e Qipros paralajmëron me pezullim priftërinjtë e pavaksinuar

Chrysostomos II

Kisha Ortodokse e Qipros ka paralajmëruar se do të pezullojë punën e priftërinjve të cilët e refuzojnë vaksinimin kundër COVID-19.

Kështu ka deklaruar të dielën drejtuesi i kësaj kishe, Kryepeshkopi Chrysostomos II, njofton “Al Jazeera” të hënën.

Sipas kryepeshkopit, 27 nga 123 priftërinj janë të pavaksinuar. Po ashtu janë edhe 15 të tjerë të cilët janë të përjashtyar nga procesi i vaksinimit për shkaqe mjekësore.

Paralajmërimi është se pezullimi do të zgjasë tre muaj, e në rast rezistence për mosvaksinim do të vazhdojë për edhe tre muaj të tjerë.

Kisha Ortodokse e Qipros tregoi se në rast se pezullimi nuk mjafton atëherë do të ketë edhe shkarkime.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë të Qipros, 71.1 për qind e popullsisë i ka marrë të dy dozat e vaksinës.

731 persona kanë vdekur në Qipro që nga fillimi i pandemisë, vendi që ka pak më shumë se 1 milion banorë. /koha