Tanja Fajon, kundër një ligji famëkeq: Diskriminon palestinezët dhe nuk është zgjidhje!
Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon të hënën, më 30 mars, kritikoi ligjin skandaloz izraelit mbi dënimin me vdekje, i cili sipas saj përfaqëson një formë të qartë diskriminimi kundër palestinezëve.
“Ligji izraelit që fut dënimin me vdekje është një diskriminim i qartë kundër palestinezëve.
Të gjithë duhet të jenë po aq përgjegjës për aktet terroriste, dhe dënimi me vdekje nuk është zgjidhja.
Siguria nuk mund të ndërtohet mbi diskriminim, dhe drejtësia nuk mund të ekzistojë pa drejtësi”, shkroi Tanja Fajon, e njohur ndër shqiptarë si gruaja që mundësoi heqjen e vizave për Shqipërinë në 2010.
Si kujtesë, parlamenti izraelit të hënën, më 30 mars, miratoi një ligj që çon në denim me vdekje të gjithë ata palestinezët e dënuar në gjykatat ushtarake për sulme vdekjeprurëse, duke përmbushur një premtim nga aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Ligji do të zbatohet vetëm të dënuarit për vrasje, sulmet e të cilëve kishin për qëllim “t’i jepnin fund ekzistencës së Izraelit”, që do të thotë se dënimi me vdekje do t’u shqiptohet palestinezëve, por jo izraelitëve hebrenj që kanë kryer krime të ngjashme, thonë kritikët. /tesheshi


