Konferenca e donatorëve mbledh 6.4 miliardë euro për refugjatët sirianë

Gjate konferencës ndërkombëtare të donatorëve u mblodhën 6.4 miliardë euro (6.7 miliardë dollarë) për refugjatët sirianë, njoftoi të martën Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi në Bruksel.

“Donatorët dërguan një sinjal të fortë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të bëjë edhe më shumë për paqen në Siri dhe rajon, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe pandemisë së Covid-19”, tha Varhelyi në përfundim të konferencës.

“6.4 mld euro që u mblodhën gjatë konferencës së sotme do të ndahen në 4.1 miliardë euro për vitin 2022 dhe 2.3 miliardë euro për vitin 2023”, tha Varhelyi, duke vlerësuar kontributet si inkurajuese. Rreth 4.8 miliardë euro u ofruan nga vendet anëtare të BE-së.

“Gjermania ka siguruar 1.05 miliardë euro si një kontribut thelbësor për ndihmën humanitare”, tha ministri gjerman i Shtetit, Tobias Lindner pas mbërritjes në takimin në Bruksel. /atsh