Kreu i Diyanet-it, Erbaş dënon ashpër sulmet e Izraelit në Palestinë dhe në Xhaminë Al-Aksa

Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş ka dënuar sulmet e Izraelit që vazhdojnë kundër qyteteve të ndryshme të Palestinës dhe ndaj atyre që kryejnë adhurim në Xhaminë Al-Aksa

Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş ka dënuar sulmet e Izraelit që vazhdojnë kundër qyteteve të ndryshme të Palestinës dhe ndaj atyre që kryejnë adhurim në Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga llogaria e tij në median sociale, Erbaş bëri deklaratë lidhur me bastisjen që forcat izraelite kryen ndaj Xhamisë Al-Aksa që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim.

Erbaş uroi mëshirën e Allahut mbi palestinezët që kanë humbur jetën në sulme dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Dënoj ashpër sulmet që vazhdojnë nga pala izraelite kundër qyteteve të ndryshme të Palestinës dhe ndaj atyre që kryejnë adhurim në Xhaminë Al-Aksa e cila është kibleja e parë e besimtarëve”, tha Erbaş duke shtuar:

“Izraeli i cili çdo vit kryesisht në muajin e Ramazanit rrit sulmet e tij ndaj muslimanëve, pengon lirinë për adhurim të vëllezërve tanë, vazhdon sulmet e tij në rajonet ku jetojnë muslimanët dhe padyshim vendos në objektiv të gjithë botën islame dhe vlerat universale të njerëzimit. Sulmet e Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa, kibles së parë të besimtarëve dhe politikat e tij plot nxitje dhe kërcënim për të uzurpuar hapësirën e jetesës së muslimanëve nuk mund të pranohen kurrë”. /aa