Kleriku i njohur katolik shkodran, Dom Mark Pashkja, ofroi një fakt interesant nga e kaluara komuniste.
Duke përshkruar Krishtlindjet nën ateizmin e diktuar me ligj, në një nga mediat shqiptare ai foli për një detaj festimesh ku një rol merrnin dhe muslimanët.
Siç tha ai, shumë familje katolike shkonin te ato muslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato survejoheshin e kësisoj nuk mundnin.
“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thonin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata, dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy.
Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin.
Në këto netë, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai në “Noë” në Euroneës. /tesheshi



