Kriza në Afganistan detyron ministren holandeze të japë dorëheqjen

Sigrid Kaag

Ministrja e Jashtme holandeze, Sigrid Kaag ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme. Kaag mori përsipër përgjegjësinë për krizën në Afganistan.

Ligjvënësit miratuan dje në Parlament me 78 vota Pro një mocion që kritikonte qeverinë për dështimin në evakuimin e disa afganëve dhe për mungesën e kontrollit tek talebanët.

Dorëheqja e Kaag vjen një ditë pasi britaniku Dominic Raab u largua nga pozita e tij si ministër i Jashtëm për mënyrën se si ai u përball me situatën në Afganistan.

Kaag tha se ajo do të qëndrojë si udhëheqëse e partisë së qendrës së majtë D66, e cila është në bisedime koalicioni me kryeministrin Mark Rutte.

Rutte tha se dorëheqja e saj ishte një humbje e madhe për kabinetin.

Holanda evakuoi më shumë se 1.500 njerëz, shtetas holandezë dhe afganë të kualifikuar, në ditët e fundit kaotike para se SHBA-të të tërhiqeshin nga Afganistani. Por shumë afganë të tjerë u lanë atje, përfshirë 22 përkthyes, pavarësisht thirrjeve të deputetëve për t’i evakuuar ata muaj më parë. /tiranapost