Kryebashkiaku i Mariupolit: Përveç krizës humanitare, jemi në prag të katastrofës shëndetësore

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadim Boychenko ka deklaruar se varrosjet masive në gropa të cekëta në të gjithë qytetin dhe prishja e sistemeve të ujërave të zeza mund të nxisin një krizë shëndetësore.

Ai theksoi se shirat e verës kërcënojnë të ndotin burimet e ujit, ndërsa ai u bëri presion forcave ruse që të lejojnë banorët të largohen në mënyrë të sigurt nga qyteti.

“Përveç katastrofës humanitare të krijuar nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët (rusë), qyteti është në prag të një shpërthimi të sëmundjeve infektive”, tha ai në aplikacionin e mesazheve Telegram. /panorama