Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati francez pas vrasjes së 3 gazetarëve në Liban: Gazetarët nuk duhet...

Kryediplomati francez pas vrasjes së 3 gazetarëve në Liban: Gazetarët nuk duhet të jenë kurrë objektiv në zonat e luftës

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot, ka dënuar vrasjen e tre gazetarëve në një sulm ajror izraelit në jug të Libanit, duke theksuar se shënjestrimi i gazetarëve përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

“Gazetarët nuk duhet të jenë kurrë objektiv në zonat e luftës, edhe nëse kanë lidhje me palët në konflikt”, tha Barrot për transmetuesin France 3.

“Nëse konfirmohet se gazetarët në fjalë janë shënjestruar qëllimisht nga ushtria izraelite, atëherë kjo është jashtëzakonisht serioze dhe një shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare”, shtoi ai.

Dje, tre gazetarë u vranë kur një sulm ajror izraelit goditi automjetin me të cilin po udhëtonin pranë qytetit Jezzine në jug të Libanit.

Ushtria izraelite pranoi vrasjen e Ali Shuaib, por nuk komentoi mbi vdekjen e dy gazetarëve të tjerë.