Kryediplomati francez viziton Algjerinë për të “rifilluar” marrëdhëniet

Jean-Yves Le Drian

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian arriti në Algjeri pas debatit rreth komenteve të presidentit francez Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kumtesën e MPJ-së franceze thuhet se gjatë vizitës, ministri Le Drian do të takohet me presidentin e Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune si dhe me homologun e tij algjerian, Ramtane Lamamra.

Nga ministria thonë se vizita ka për qëllim të “vlerësojë dhe rifillojë marrëdhëniet francezo-algjeriane”.

Tensionet midis Francës dhe Algjerisë u përshkallëzuar që nga fundi i shtatorit për shkak të komenteve të bëra nga Macroni për të kaluarën koloniale të Algjerisë.

Në përpjekje për të zbutur të kaluarën mizore koloniale, Macron tha se “kishte një kolonizim para sundimit kolonial francez” në Algjeri, duke aluduar në praninë otomane mes viteve 1514 dhe 1830. Komentet e presidentit francez shkaktuan reagime dhe dënime të shumta në Algjeri.

Algjeria u përgjigj duke thirrur ambasadorin e saj nga Franca dhe duke e ndaluar përdorimin e hapësirës ajrore algjeriane për avionët luftarakë francezë. /aa