Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati turk diskuton mbi çështjet rajonale me homologët jordanezë dhe japonezë

Kryediplomati turk diskuton mbi çështjet rajonale me homologët jordanezë dhe japonezë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan në biseda të ndara telefonike sot me homologët e tij jordanezë dhe japonezë, diskutoi mbi zhvillimet rajonale dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan dhe ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi diskutuan mbi situatën aktuale në rajon, përfshirë çështjen palestineze si dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike shumëplanëshe për t’i dhënë fund luftës në Iran, thanë burimet.

Ministri i jashtëm turk foli gjithashtu me homologun japonez Toshimitsu Motegi, me të cilin trajtoi çështjet politike dhe ekonomike, së bashku me luftën në Iran dhe pasojat e saj globale, shtuan burimet.