Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, nesër do të udhëtojë drejt Pakistanit për të marrë pjesë në takime që synojnë diskutimin e zhvillimeve rajonale, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se Fidan do të vizitojë kryeqytetin Islamabad për të marrë pjesë në dy ditë takimesh të fokusuara në çështje rajonale.
Vizita vjen teksa lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit arrin një muaj.
Të dy vendet kanë qenë aktive në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dhe gjithashtu janë përmendur si vende të mundshme për zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes Iranit dhe SHBA-së drejt një zgjidhjeje paqësore.




