Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri hungarez: Evropa po shkon drejt krizës më të rëndë energjetike të...

Kryeministri hungarez: Evropa po shkon drejt krizës më të rëndë energjetike të të gjitha kohërave

“Evropa po shkon drejt krizës më serioze energjetike të të gjitha kohërave, po shohim rritje drastike të çmimeve dhe nëse nuk veprojmë në kohë, mund të ketë mungesë të energjisë, naftës dhe gazit”, tha Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë një konference të përbashkët për shtyp të martën me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, në Budapest, paralajmëroi se Evropa po shkon drejt “krizës më serioze energjetike të të gjitha kohërave”, transmeton Anadolu.

“Evropa po shkon drejt krizës më serioze energjetike të të gjitha kohërave, po shohim rritje drastike të çmimeve dhe nëse nuk veprojmë në kohë, mund të ketë mungesë të energjisë, naftës dhe gazit”, u tha Orban gazetarëve mes çmimeve në rritje të energjisë për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Duke riafirmuar se negociatat janë duke u zhvilluar për krizën energjetike të bllokut, ai vuri në dukje rëndësinë e një bashkëpunimi amerikano-hungarez në fushën e energjisë.

Ai theksoi se pa një bashkëpunim të tillë, ata nuk do të ishin në gjendje të garantonin sigurinë energjetike të Hungarisë dhe ulja e faturave të shërbimeve nuk do të ishte e mundur.

Orban përshëndeti më tej përpjekjet për paqe të iniciuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me luftën e vazhdueshme Moskë-Kiev dhe tha se “mund të kishte pasur paqe në Ukrainë shumë kohë më parë” nëse Brukseli nuk do t’i pengonte përpjekjet e tij.

Ai gjithashtu theksoi se është veçanërisht e rëndësishme për ta që SHBA-ja nën administratën Trump iniciuan një samit paqeje dhe sugjeruan Budapestin si vendin e mbajtjes, për të cilin Orban tha se “është praktikisht i vetmi vend i mundshëm evropian”.