Kryeministri i Kanadasë merr dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka marrë të premten dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Trudeau është vaksinuar në një kohë kur Kanadaja është duke u përballur me rritje rekord të numrit të të infektuarve.

Kreu i qeverisë kanadeze shkoi në një farmaci pranë zonës ku banon bashkë me bashkëshorten Sophie Gregoire Trudeau dhe aty morën të dy dozën e parë të vaksinës. Trudeau tha se ishte shumë i emocionuar dhe përshëndeti më pas kamerat pasi iu injektua vaksina.

Procesi i vaksinimit në Kanada është përballur me vështirësi furnizimi pasi shumica e dozave të dyta mund të vonohen deri në katër muaj. /abcnews