Kryeministri i Pakistanit i bën thirrje OBI-t për të luftuar kundër islamofobisë

Imran Khan

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan i bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për të luftuar islamofobinë me vendosmëri.

Gjatë takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të OBI-t në kryeqytetin, Islamabad, Kryeministri Imran Khan tha se vendet islamike nuk arritën të bindnin vendet perëndimore që deklaratat e fyese të drejtuara Profetit Muhamed kanë lënduar 1.5 miliardë myslimanë dhe se kjo nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes.

Khan vuri në dukje se sa herë që ndodh një incident terrorist, vendet perëndimore përçmojnë gjithë botën islame, ndërsa shtoi se veprimet individuale nuk duhet të quhen si veprime të të gjithë myslimanëve.

Duke deklaruar se Islami dhe të gjithë myslimanët dënojnë me forcë të gjitha format dhe manifestimet e terrorizmit të kryera nga çdo person, Khan tha: “Është absolutisht e padrejtë të lidhësh islamin me terrorizmin.”

Pasi i bëri thirrje OBI-t për të luftuar me vendosmëri kundër lidhjes së islamit me “radikalizmin dhe terrorizmin” dhe islamofobisë, Khan propozoi bashkëpunim për të ndihmuar organizatën që t’i shpjegojë komunitetit ndërkombëtar për të kuptuar dashurinë dhe respektin e thellë të myslimanëve ndaj Profetit Muhamed dhe Kuranit. /trt