Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, pozitiv me koronavirus

Kryeministri pakistanez Imran Khan ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19).

Këshilltari Shëndetësor i Kryeministrit, Dr. Faysal Sultan, njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se testi tregoi që Khan ishte pozitiv me COVID-19.

Ai theksoi se Kryeministri i Pakistanit është në karantinë në shtëpinë e tij.

Më 18 mars, kryeministri Khan mori vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Sinopharm.

Sipas portalit Worldometer, deri më tani në Pakistan janë regjistruar 623.135 raste të infektimit me koronavirus, 13.799 vdekje në lidhje me COVID-19 dhe 579.760 të shëruar. /bw