Kryeministri izraelit: Netanyahu do të bëjë gjithçka për t’iu shmangur burgut

Kryeministri në largim i Izraelit, Yair Lapid, ka deklaruar se kryeministri i zgjedhur i vendit të tij, Benjamin Netanyahu, do të bëjë gjithçka për t’iu shmangur burgut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u adresuar në një konferencë të organizuar në Kuds, Lapid tha se Netanyahu do të kërkojë të kryejë reforma gjyqësore për të emëruar gjyqtarë që të shqyrtojnë rastet e tij të korrupsionit.

“Fundi është se ai do të bëhet kryeministri i dytë në historinë e vendit që shkon në burg. Nuk ka asnjë që ai nuk do ta bëjë për ta parandaluar këtë”, tha Lapid.

Që nga viti 2020, Netanyahu është përballur me akuza për mashtrim, ryshfet dhe shkelje të besimit, akuza që ai i mohon fuqishëm.

Ehud Olmert ishte kryeministri i parë izraelit që u dënua me burg për akuza të korrupsionit.

Netanyahu aktualisht është në proces konsultimi me partitë e krahut të djathtë për të formuar qeverinë e ardhshme izraelite, pasi koalicioni i tij siguroi një shumicë të thjeshtë parlamentare që i mundëson atij të formojë qeverinë.