Kryeministri palestinez: SHBA të ndalojë përpjekjet e Izraelit për të hebraizuar Kudsin

Mohammad Shtayyeh

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh i bëri thirrje administratës së SHBA-së “që të ndërhyjë për ndaluar të gjitha përpjekjet e Izraelit për të hebraizuar Kudsin dhe për të ndarë Xhaminë Al-Aksa”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga zyra e kryeministrit palestinez thuhet se Shtayyeh pranoi në një takim në zyrën e tij në Ramalllah, zv/sekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf dhe ndihmësin e saj Hady Amr.

Shtayyeh në takimin e tij me delegacionin amerikan, diskutoi për situatën dhe zhvillimet e fundit në territoret palestineze si pasojë e rritjes së praktikave dhe shkeljeve të Izraelit ndaj palestinezëve dhe vendeve të shenjta të tyre.

Kryeministri palestinez, nga delegacioni i SHBA-së, kërkoi që të “ushtrojë presion për ndaluar të gjitha përpjekjet e Izraelit për të hebraizuar qytetin e Kudsit dhe për të ndarë Xhaminë Al-Aksa si kohë dhe vend”.

Duke përsëritur sërish se zgjidhja me dy shtete është rruga e vetme për të përfunduar konfliktin, Shtayyeh tha se duhet të tregohet çdo përpjekje për të eliminuar të gjitha përpjekjet përpara zgjidhjes me dy shtete dhe kryesisht për çështjen e njësive të vendbanimeve.

Shtayyeh potencoi rëndësinë për hapjen sërish të konsullatës amerikane në Kuds, heqjen e Organizatës për Çlirimin e Palestinës nga lista e SHBA-së për terrorizmin dhe se hapjen e sërishme të zyrës së organizatës në Washington.

Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump, në vitin 2019 transferoi ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në Kuds dhe mbylli ndërtesën e konsullatës që ofronte shërbim atje për palestinezët.

Ndërkohë zv/sekretarja e Departamentit të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf që nga 11 qershori e deri më tani po kryen një sërë takimesh në Ramallah. Në kuadër të vizitës së saj në Ramallah, Leaf u prit edhe nga presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet që në muajin korrik të vizitojë territoret palestineze nën pushtimin izraelit. Kjo do të jetë vizita e parë që Biden do të zhvillojë vizitë në rajon që nga viti 2021 kur ai erdhi në detyrë. /aa