Kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Komshiç takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Papa Françesku sot në Vatikan, në audiencën e tij të parë këtë vit, priti kryesuesin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryesuesi i Presidencës së BeH, Komshiç dhe kreu i Vatikanit patën bisedë private në Pallatin Apostolik të Papës, gjatë së cilës Komshiç e informoi Papa Françeskun për zhvillimet e fundit në BeH.

Gjatë bisedës, Komshiç dhe Papa Françesku u ndalën edhe në problemet me të cilat përballet BeH, në radhë të parë me largimin e njerëzve nga i gjithë rajoni si dhe sfidat e kohëve moderne. Në një bisedë private, ata folën për rëndësinë e ruajtjes së vlerave universale, thuhet në deklaratën e Presidencës së BeH-së.

Në fund të vizitës së tij në Pallat, Komshiç i dha një dhuratë Papa Françeskut, një botim të vlefshëm të librit Mbretëria e Bosnjës si dhe një unazë vule të sundimtarit boshnjak nga Zgoshça e Poshtme afër Kakanj-it.

Pas takimit me Papën, Komshiç u takua edhe me kryepeshkopin Paul Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet. Në bisedën me kryesuesin e Presidencës së BeH-së, Komsiç, kryepeshkopi theksoi rolin e Vatikanit në njohjen e BeH-së si shtet i pavarur si dhe mbështetjen e madhe që ajo ende i jep një Bosnje e Hercegovine të pavarur dhe sovrane.

Kryepeshkopi Gallagher u interesua edhe për situatën e sigurisë dhe politike në BeH si dhe për qëndrimin e vendeve fqinje dhe të tjera ndaj BeH-së dhe krizës në vend. /aa