Kryetari i Londrës kryen Umre, viziton Mekën dhe Medinën

Një fund i begatë i vitit 2022 shprehet kryetari i Londrës Sadiq Khan në një publikim në rrjetët sociale ku shfaq edhe disa foto të tij në Qabenë dhe Medinën e shenjtë.

Ja postimi i tij i plotë:

Një fund i begatë i vitit 2022

Gjatë kësaj kohe të veçantë për kaq shumë familje, jam mirënjohës që kam qenë në gjendje të vizitoj qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës për të kryer Umren me familjen time.

Për një vit të mrekullueshëm të 2023-es.