Kryetari i parlamentit: Bullgaria nuk do ta heqë veton për MV

Nikolla Minçev

Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Nikolla Minçev deklaroi se qeveria nuk po përgatitet të heqë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Minçev tha në një intervistë për BNR se ”nuk do të ketë heqje unanime të vetos”.

Ai theksoi se kjo çështje është shfrytëzuar për përfitime politike.

”Nuk ka asnjë arsye të vërtetë për të pretenduar se do të heqim dorë nga interesi kombëtar i Bullgarisë”, vuri në dukje ai.

Sipas Minçevit, qëndrimi bullgar është i qartë dhe pritet që Memorandumi i Miqësisë të përmbushet krahas marrëveshjeve të tjera. /atsh