Kryqi i Kuq: Si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë janë zhdukur 23 mijë persona

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) njoftoi se 23 mijë persona janë të zhdukur si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë e cila vazhdon që nga shkurti i vitit 2022 e deri më tani, transmeton Anadolu.

ICRC në një deklaratë me shkrim lidhur me personat e zhdukur tha se “Si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë 23 mijë persona janë regjistruar si të zhdukur. Këto persona të zhdukur janë marrë peng, janë vrarë ose janë larguar nga shtëpitë e tyre”.

Më tej bëhet e ditur se po zhvillohen punime për të zbardhur fatin e personave të zhdukur.

Kreu i Byrosë së Agjencisë Qendrore të Monitorimit të ICRC-së, Dusan Vujasanin tha se familjet kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre të zhdukur.

Ai potencoi se kanë ndihmuar që mijëra persona të zhdukur të komunikojnë me familjet e tyre.